venerdì 20 marzo 2009

Pse një Maqedoni Federative?

Para se të vazhdoj të numëroj një sërë arsyesh pse mendoj se duhet analizuar mundësia për një Maqedoni Federative dua të theksoj se janë të shumtë personat të cilët zgjidhjen e situatës së nderë në Maqedoni e shohin vetëm nëpërmjet kësaj forme të rregullim shtetëror.
Arsye e parë dhe kryesorja që më qon të mendoj por që do të duhej të qonte të mendonte shumë intelektual dhe politikan shqiptar për federalizimin e Maqedonis është fakti që federalizmi ka dëshmuar se është zgjedhja më e mirë e mundëshme për shtetet multietnike, përbërje të cilën njëlloj e ka edhe Maqedonia e cila pa i zgjidhur problemet ndëretnike nuk mundë të aderoj në strukturat ndërkombëtare dhe evropiane, dhe federalizmi është forma e cila do mundësonte një zgjidhje përfundimtare të këtyre problemeve në Maqedoni.
Arsyea tjetër që mua si shqipëtar më qon të mendoj për Maqedonin Federative është ajo se me një rregullim të tillë, respektivisht rregullimi i tillë do të paraqiste edhe mekanizmin më të mirë që të drejtat e shqiptarëve të mos reduktoheshin, tjetërsoheshin apo të hiqeshin fare dhe rregullimi i tillë përvecë kësaj do të zgjidhte edhe shumë probleme të tjera me të cilat edhe sot e kësaj dite ballafaqohen shqiptarët sic janë: përdorimi i gjuhës dhe përdorimi i simboleve kombëtare.
Sistemi federativ në maqedoni do të përmbushte aspiratën e shqiptarëve në maqedoni për barazin e plotë politiko – juridike në mesë tyre dhe maqedonëve, përmes ngritjes së Shqiptarëve në nivelin e kombit shtetëformues dhe të gjuhës shqipe në gjuhë zyrtare shtetërore përkrah kombit maqedon dhe gjuhës maqedone.
Por një Maqedoni Federative përvec të mirave politike që do sillte në jeten e popullates do te sillte edhe shume te beneficione Ekonomike sepse sistemi i ketill mundeson nje zhvillim ekonomik me te hovshem per vete faktin se pushtetet kantonale janë më afër bizneseve me afer popullit, dhe kanë mundësi ti njohin më mir situatat dhe te punojne ne zgjidhjen e tyre.
Per arsyen qe e thash me siper nje federalizim te maqedonis kane perkrahur edhe figura te shquara dhe realist te palës maqedonase si: Petar Manxhukov, Konstantin Kirkov, Dimitar Vllahov, Vanco Mihajlov , Mirjana Maleska etj.
Maqedonia federative eshte e nevojshme sepse me kete do te krijohej një stabilitet për paqen në Ballkan dhe për zhvillimin e hovshëm të ekonomis së vendit si dhe për anëtarsim të tij në Bashkimin Evropian dhe në Nato.
Dicka tjeter pse shqiptaret do duhej te kerkonin nje maqedoni federative eshte fakti qe te plotsohet parimi kush sa jep aq edhe te marri, kurse ne ditet e sotme kjo gje aspak nuk ndodh, dhe pjesa më e madhe e te ardhurave qe vilen nga shqiptaret investohen ne Maqedonin Lindore.
Por ti kethehemi edhe njeher apektit politik pse duhet nje Maqedoni Federative ateher un në këtë pik do të përmendja disa arsye:
1. Që më në Maqedoni të mos përsëritet Bitpazari, Ladorishti, Gostivari, Brodeci dhe shumë raste tjera të mohimit dhe shkeljes të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve.
2. Që shqiptarët të cilësohen ashtu siq janë në të vërtet kombi më i vjetër në ballkan dhe autokton në këto troje e jo pakic etnike apo bashkësi etnike siq konsiderohen per fatë të keqë edhe pasë marrveshjes së ohrit.
3. Që gjuha shqipe të ketë vendin e vetë në shtetin e maqedonis ashtu si e meriton si gjuhë e folur nga mbi 40 % e popullsisë, e jo ashtu si është sot me marrveshjen varfanjake të ohrit.
4. Që të mos paraqitet nevoja që shqiptarët për ti mbrojtur lirit dhe të drejtat e tyre të parapara me Konventat ndërkombëtare të kapin armët e të dalin sërisht në male, por të kenë besimin se shteti multietnik në të cilin ato do të jetojn do ti respektoj ato.
5. Për faktin se federalizmi ka dëshmuar se është zgjedhja më e mirë për shtetet multietnike
6. Që edhe Shqiptarët si Maqedonët ta ndjejnë maqedonin shtet të vetin dhe ta cilsojnë si dicka personale dhe ta mbrojnë atë nga cfardo e keqe që do i kanosej.
7. Që të arrihet një progres ekonomik dhe një inkuadrim në strukturat ndërkombëtare etj.

Arsyet pse do duhej të punohet në drejtimin e federalizimit të maqedonis janë të shumta dhe arsye që kanë një bazament të fort, arsye me të cilat do të mund të mbrohet kjo tezë përpara krejt faktorit ndërkombëtar.
Shqiptarët e Maqedonis kanë të drejt të kërkojnë dhe punojnë drejt federalizimit të Maqedonis sepse kjo është një e drejtë e cila ju njihet atyre me Katën e OKB –së: mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje deri në shkëputje.
Për të përfunduar dua të them se është obligim moral i intelektualëve shqiptar që të punojn dhe mendojn për zgjedhjen e cështjeve madhore të shqiptarëve dhe jo ti lën gjithcka në dorë politikanëve materialist që zgjidhjen e cështjes shqiptare përveq se me marrveshjen varfanjake të ohrit mundohen ta zgjedhin dhe me marrveshje personale të lidhura nëpër tavolinat e hoteleve luksoze.

Autor i shkrimit: Realisti

Perla nga Koco Danaj

Ne shkrimin e meposhtem kame zgjedhur disa nga perlat e Koco Danaj-t te cilat ai ka zgjedhur ti shkruaj ne faqen e tij personale ne facebook si mendime te tije te momentit, te cilat ka dashur ti ndaj me miqt e tij te asaj faqeje… Jane perla te verteta dhe shpresoj tju pelqejne

“Per afer 100 vjet politika shqiptare ka festuar 28 nentorin 1912 dhe ka jetuar 31 korrikun e Konferences se Londres, te vitit 1913”

“Nacionalizmi I shqiptareve I respekton kulturen, gjuhen, letersine e fqinjeve te tij, prandaj eshte Nacionalizem I Bukur, I deshirueshem dhe I pranueshem”

“Po nuk e beme sot Shqiperine Natyrale, neser do flasim per arvanitas, per arbereshe, per angleze, gjermane, amerikane me origjine shqiptare”

“Aleance edhe me djallin edhe me te birin neqoftese na ndihmon te bejme Shqiperine Natyrale”


“Shqiptaret qeverisen nga 2 presidentë, 2 kryeministra, 35 ministra. Ne Shqiperine Natyrale do qeverisen nga 1 president, 1 kryeminister dhe 14 ministra”

“Shtetet natyrale janë burime stabiliteti dhe progresi. Prandaj Shqipëria Natyrale është një nocion progresist dhe duhet përkrahur për tu realizuar”

“Kosove dhe kosovar, toske dhe Toskeri, Pollog dhe tetovar, cam dhe Cameri jane thjesht emertime gjeografike, ndersa Shqiperi dhe Shqiptar jane emertime etnike”

“Europianet me origjine shqiptare mund te jene cfardolloj etnie. Preferoj shqiptare me mentalitet europian”

“Ne enderr te madhe skemi; vec sa ka folene shqiponja; Shqiperine Natyrale; kater vilajetet tona”



shkroj: Realisti

sabato 7 marzo 2009

"Shqiperia e Bashkuar"

Fjalimi i Albin Kurtit ne tubimin me studentët e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës.

Të kaluarën e kemi të përbashkët, e ardhmja na do të bashkuar. Ne shqiptarët vetëm në të tashmen jemi të ndarë.
- E kemi historinë e përbashkët si histori e rezistencës së përbashkët, e vuajtjeve dhe arritjeve të përbashkëta, e kryengritjeve dhe luftërave të përbashkëta çlirimtare.
- I kemi karakteristikat e përbashkëta: gjuhën shqipe, kulturën, traditën, doket e zakonet, vazhdimësinë territoriale.
- E kemi të përbashkët vullnetin për bashkim:
- referendumet e shqiptarëve do të na e mësonin atë që tashmë e dimë: shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.
- E kemi interesin e përbashkët ekonomik: dyfishimin e tregut që sjell kushte më të mira për prodhim të brendshëm dhe investime nga jashtë. Aq shpesh e kemi dëgjuar të flitet për mirëqenien e shqiptarëve me ç'rast merret disi e mirëqenë qenia te kjo mirëqenie, mirëpo ne e dimë se ajo mbetet e ndarë në shtete të ndryshme dhe e parealizuar.
- E kemi edhte interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit. Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 u bënë banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse.
Përveç lidhjes së Prizrenit, projektet më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia që ishte në pushtet në ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisë në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 28 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht eksploatimi i resurseve të shqiptarëve.
Edhe sot e kësaj dite mbretëron një asimetri drastike e të drejtave: në shtetet ku shqiptarët trajtohen si pakicë, ata kanë shumë më pak të drejta sesa pakicat kombëtare në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Kjo asimetri, kjo mungesë e reciprocitetit i lë shqiptarët pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve të tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion të dinjiteteve të vetësforcuara individuale, e që më së miri shihet te krerët e ndryshëm shqiptarë të partive politike.
Në vend se të kemi politikë shtetërore për shqiptarët kemi politika partiake për Shqipërinë. Elitat politike janë të pasura përderisa kombi është i ndarë. Nuk mund të gjeni politikanë të varfër, atyre thjesht, iu konvenon kjo gjendje. Vetëcensura është aq e shprehur kur vie puna te bashkimi kombëtar saqë jo vetëm që bashkimi kombëtar është vetëcensurë por edhe vetëcensura është bashkim kombëtar. Diskutimi dhe afirmimi i bashkimit kombëtar të ndihmon të çlirohesh nga vetëcensura si e tillë. Në anën tjetër, të gjithë ne kemi dëgjuar të thuhet edhe që bashkimi kombëtar është utopi. Mirëpo, ata që thonë kështu zakonisht angazhohen në forma të ndryshme t'i pengojnë të gjitha organizimet apo individët që bëheshin qesharakë?
Rreziku që u kërcënohet shqiptarëve nuk është vetëm fizik, nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e territorit, të resurseve natyrore dhe të ngushtimit të perspektivës ekonomike. Rreziku është edhe shpirtëror: duan që Kosovën ta largojnë sa më shumë prej Shqipërisë, ta forcojnë aspektin e pavarësisë së Kosovës që konsiston në pavarësi nga Shqipëria, ta shkombëtarizojnë popullin shqiptar në Kosovë duke imponuar idenë e kombit të paqenë kosovar. Kësisoj, në Kosovë, në vend se të kemi proces të shtet-ndërtimit, kemi projekt të komb-bërjes.
Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne - Ne Shqiptarët.