venerdì 20 marzo 2009

Pse një Maqedoni Federative?

Para se të vazhdoj të numëroj një sërë arsyesh pse mendoj se duhet analizuar mundësia për një Maqedoni Federative dua të theksoj se janë të shumtë personat të cilët zgjidhjen e situatës së nderë në Maqedoni e shohin vetëm nëpërmjet kësaj forme të rregullim shtetëror.
Arsye e parë dhe kryesorja që më qon të mendoj por që do të duhej të qonte të mendonte shumë intelektual dhe politikan shqiptar për federalizimin e Maqedonis është fakti që federalizmi ka dëshmuar se është zgjedhja më e mirë e mundëshme për shtetet multietnike, përbërje të cilën njëlloj e ka edhe Maqedonia e cila pa i zgjidhur problemet ndëretnike nuk mundë të aderoj në strukturat ndërkombëtare dhe evropiane, dhe federalizmi është forma e cila do mundësonte një zgjidhje përfundimtare të këtyre problemeve në Maqedoni.
Arsyea tjetër që mua si shqipëtar më qon të mendoj për Maqedonin Federative është ajo se me një rregullim të tillë, respektivisht rregullimi i tillë do të paraqiste edhe mekanizmin më të mirë që të drejtat e shqiptarëve të mos reduktoheshin, tjetërsoheshin apo të hiqeshin fare dhe rregullimi i tillë përvecë kësaj do të zgjidhte edhe shumë probleme të tjera me të cilat edhe sot e kësaj dite ballafaqohen shqiptarët sic janë: përdorimi i gjuhës dhe përdorimi i simboleve kombëtare.
Sistemi federativ në maqedoni do të përmbushte aspiratën e shqiptarëve në maqedoni për barazin e plotë politiko – juridike në mesë tyre dhe maqedonëve, përmes ngritjes së Shqiptarëve në nivelin e kombit shtetëformues dhe të gjuhës shqipe në gjuhë zyrtare shtetërore përkrah kombit maqedon dhe gjuhës maqedone.
Por një Maqedoni Federative përvec të mirave politike që do sillte në jeten e popullates do te sillte edhe shume te beneficione Ekonomike sepse sistemi i ketill mundeson nje zhvillim ekonomik me te hovshem per vete faktin se pushtetet kantonale janë më afër bizneseve me afer popullit, dhe kanë mundësi ti njohin më mir situatat dhe te punojne ne zgjidhjen e tyre.
Per arsyen qe e thash me siper nje federalizim te maqedonis kane perkrahur edhe figura te shquara dhe realist te palës maqedonase si: Petar Manxhukov, Konstantin Kirkov, Dimitar Vllahov, Vanco Mihajlov , Mirjana Maleska etj.
Maqedonia federative eshte e nevojshme sepse me kete do te krijohej një stabilitet për paqen në Ballkan dhe për zhvillimin e hovshëm të ekonomis së vendit si dhe për anëtarsim të tij në Bashkimin Evropian dhe në Nato.
Dicka tjeter pse shqiptaret do duhej te kerkonin nje maqedoni federative eshte fakti qe te plotsohet parimi kush sa jep aq edhe te marri, kurse ne ditet e sotme kjo gje aspak nuk ndodh, dhe pjesa më e madhe e te ardhurave qe vilen nga shqiptaret investohen ne Maqedonin Lindore.
Por ti kethehemi edhe njeher apektit politik pse duhet nje Maqedoni Federative ateher un në këtë pik do të përmendja disa arsye:
1. Që më në Maqedoni të mos përsëritet Bitpazari, Ladorishti, Gostivari, Brodeci dhe shumë raste tjera të mohimit dhe shkeljes të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve.
2. Që shqiptarët të cilësohen ashtu siq janë në të vërtet kombi më i vjetër në ballkan dhe autokton në këto troje e jo pakic etnike apo bashkësi etnike siq konsiderohen per fatë të keqë edhe pasë marrveshjes së ohrit.
3. Që gjuha shqipe të ketë vendin e vetë në shtetin e maqedonis ashtu si e meriton si gjuhë e folur nga mbi 40 % e popullsisë, e jo ashtu si është sot me marrveshjen varfanjake të ohrit.
4. Që të mos paraqitet nevoja që shqiptarët për ti mbrojtur lirit dhe të drejtat e tyre të parapara me Konventat ndërkombëtare të kapin armët e të dalin sërisht në male, por të kenë besimin se shteti multietnik në të cilin ato do të jetojn do ti respektoj ato.
5. Për faktin se federalizmi ka dëshmuar se është zgjedhja më e mirë për shtetet multietnike
6. Që edhe Shqiptarët si Maqedonët ta ndjejnë maqedonin shtet të vetin dhe ta cilsojnë si dicka personale dhe ta mbrojnë atë nga cfardo e keqe që do i kanosej.
7. Që të arrihet një progres ekonomik dhe një inkuadrim në strukturat ndërkombëtare etj.

Arsyet pse do duhej të punohet në drejtimin e federalizimit të maqedonis janë të shumta dhe arsye që kanë një bazament të fort, arsye me të cilat do të mund të mbrohet kjo tezë përpara krejt faktorit ndërkombëtar.
Shqiptarët e Maqedonis kanë të drejt të kërkojnë dhe punojnë drejt federalizimit të Maqedonis sepse kjo është një e drejtë e cila ju njihet atyre me Katën e OKB –së: mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje deri në shkëputje.
Për të përfunduar dua të them se është obligim moral i intelektualëve shqiptar që të punojn dhe mendojn për zgjedhjen e cështjeve madhore të shqiptarëve dhe jo ti lën gjithcka në dorë politikanëve materialist që zgjidhjen e cështjes shqiptare përveq se me marrveshjen varfanjake të ohrit mundohen ta zgjedhin dhe me marrveshje personale të lidhura nëpër tavolinat e hoteleve luksoze.

Autor i shkrimit: Realisti

Nessun commento:

Posta un commento