lunedì 15 giugno 2009

Platforma e Shqiprise Natyrale

Platforma e Shqipërisë Natyrale



Shkruan: Koço Danaj - Tiranë, 31. 06. 2009





Eshte hartuar Platforma e Shqiperise Natyrale. Pas librave, Shqiperia Natyrale, “Te Denuar te Bashkohemi” dhe “Kryengritja e Pambaruar”, eshte hartuar nje Platforme me e plote per bashkimin e kombit shqiptar. Platforma eshte 200 faqe. Platforma po perkthehet ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do te botohet ne 100 mije kopje dhe do te promovohet ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.



Bazamenti i Platformës



Platforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne trashegimine pozitive te shqiptareve qysh nga epoka e Skenderbeut dhe pervoja e Lidhjes se Prizrenit. Kuvendi i Lezhes dhe Lidhja e Prizrenit mbeten dy kulme te perpjekjeve te shqiptareve per tu bashkuar.


Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores i cili shpalli pavarsine e Shqiperise Natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte sot. Shqiperia qe eshte sot eshte produkt i Konferences se Londres 1913.


Platforma bazohet ne Dokumentet e Konferences se Bujanit te 31 dhjetor 1943 qe shpalli bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas perfundimit te Luftes se Dyte boterore.


Platforma bazohet ne betimin e luftetareve te UÇK ne Kosove, ne trojet e tyre ne IRJM, Lugine e Presheves, i cili bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftes se tyre.


Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, e cila bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore. Ne Preambulen e saj thuhet se: Ne, Populli i Shqipërisë... me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar..... Sanksionimi në Kushtetutën e Shqipërisë i të drejtës për bashkim kombëtar, miratimi i kësaj të drejte me Referendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecies dhe se fundi nga ekspertet e NATO, përbën themelin mbi të cilin mund dhe ka nevojë të ndërtohet arkitektura e përfundimit të mosionit te pambaruar së shqiptarëve .


Pse tani kjo Platformë


Sepse shqiptaret e kane te pambaruar misionin e tyre kryesor, te pambaruar. Kryengritja e shqiptarëve në vitet 1911-1912 mbeti një Kryengritje e Pambaruar. Pavarsia e Shqipërisë, u njoh dhe realizua si e tillë, vetëm në një pjesë të teritorit shqiptar. Pjesët e tjera të hapsirës shqiptare mbetën apo u aneksuan nga shtete të tjerë.


Lufta e quajtur nacional-çlirimtare përgjatë luftës së dytë botërore, mbeti e pambaruar. U realizua vetëm një pjesë e saj, që kishte të bënte me nocionin «çlirimtare», por mbeti pa u realizuar pjesa që kishte të bënte me nocionin «nacionale». Më shumë se gjysma e nacionit (kombit) mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë.


Kryengritja e shqiptarëve në Kosovë që mori hov në fillimvitin 1998, mbeti e Pambaruar. Ajo realizoi vetëm shkëputjen e Kosovës nga Sërbia, duke mos realizuar akoma pjesën e dytë të saj, që është bashkimi me Trungun kombëtar me Shqiperine.


Të njëjtin fat pësoi edhe Kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni ne vitin 2001. E nisur si çlirim kombëtar ajo përfundoi me liri dhe të drejta për shqiptarët duke pranuar një shtet tjetër si atdhe të shqiptarëve dhe duke u rreshtuar në radhët e para të mbrojtjes së këtij shteti.


Përfundimi i misionit nga elita politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë - Prishtinë - Tetovë ka një taban të fortë mbështetës historik, por është edhe nocion europeist.


Cili është tabani historik mbështetës?



Përgjatë afër një shekulli, shqiptarët festojnë si Ditë të Pavarsisë së tyre, 28 Nëntorin e vitit 1912. Ndërkaq, kufijtë administrativë u përcaktuan më vonë në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e ndau ne pese pjese.



Pavarsisht se bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu 29 nëntorin 1912 dhe kufijtë e Shqipërisë i caktoi në 29 korrik 1913, shqiptarët kanë festuar dhe vazhdojnë të festojnë vetëm 1912. Eshtë një mospranim në heshtje, por gjithsesi është i tillë.



Platforma e Shqiperise Natyrale eshte hartuar tani duke marre parasysh realitetin politik rajonal Ne momentin e tanishem, fuqite e medha jane duke riparuar gabimet e bera prej tyre ndaj popujve te Ballkanit, dhe vecanerisht ndaj shqiptareve.



Ja disa nga riparimet e gabimeve te fuqive te medha
:



Mali i Zi rifitoi pavarsine e cila i ishte mohuar perdhunshem nga Konferenca e Versajes e vitit 1919.


Bosnja fitoi pavarsine e cila ju mohua nga Konferenca e Versajes e vitit 1919.
Ajo merr parasysh ne faktin se ne mjediset politike dhe qeverisjet demokratike rajonale, nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato qe kane te bejne me thelbin e kombeve.


Platforma e Shqiperise Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne gjeopolitiken rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre nga vete fuqite e medha.


Cilat jane mjetet e realizimit te Shqiperise Natyrale?



Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik.


Shqiptaret pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak. Platforma mbeshtetet ne sentencen: Dialog me kedo, Dialog per gjithshka, pa vendosur fillimisht per ndonje gje.


Sot kur forca e se drejtes ka marre perparesi mbi te drejten e forces, sot eshte moment qe shqiptaret duhet te kerkojne te drejtat e tyre kombetare. Per kete arsye ne Platforme i jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe vecanerisht nevoja e referendumit popullor.



Marrdheniet me fqinjet


Platforma argumenton qe askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kulturen dhe traditat e fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem i bukur, i deshirueshem, i padebatueshem, i domosdoshem per stabilitetin rajonal.


Platforma argumenton tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist dhe duke qene e tille, progresist do te jete edhe realiteti i saj i neserm.


Pertej bindjeve politike eshte vetem Shqiperia Natyrale



Shqiperia Natyrale kërkon nje bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptaret. Por nuk e kerkon kete bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kerkojne bashkime pertej bindjeve politike. Pertej te majtes apo te djathtes, pertej shoqatave apo grupacioneve politike qendron vetem Shqiperia Natyrale. Pushteti dhe rotacioni i tij kane nevoje vetem me debate alternativash politike te partive te ndryshme.


Partizanet e Shqiperise Natyrale nuk kane mall dhe as nostalgji per Ahmet Zogun, por per mijra perkrahes te tij, nuk kane mall dhe nostalgji per Enver Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te tij, nuk kane nostalgji dhe nuk i merr malli per Mitat Frasherin, por per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi i te gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te tyre. Mesimin e historise, ata e duan per te rregulluar gabimet e te sotmes dhe per te garantuar te ardhmen pa gabime te kombit te tyre.


Cfare synon Shqiperia Natyrale?



Shqiperia Natyrale synon shndërrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikes. Ti lesh kombit shqiptar rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon.



Shqiperia natyrale ka nevoje per nje Londer - 2


Ne Platforme argumentohet nevoja e nje Konference nderkombetare Londer-2 per te riparuar gabimet e Londres-1 mbi kombin shqiptar, gabime qe i pranojne vete fuqite e medha boterore.


Sot mbi kombin shqiptar ushtrojne fuqine e tyre juridike disa marreveshje nderkombetare te cilat asesi nuk jane natyrale. Ato kane mbetur artificiale.
- Marreveshja e Londres 1913.

- Marreveshja e Versajes 1919,

- Marrveshja e Jaltes 1945

- Marreveshja e Rambujese 1999,

- marreveshja e Kumanoves 1999.

- Marreveshja e Konculit 2001,

- Marreveshja e Ohrit 2001.

Shtate Marreveshje per nje komb!!!



Me ane te ketyre Marreveshjeve, fuqite e medha krijuan nje rajon artificial me emrin Ballkan. Artificialiteti i rajonit solli me vone edhe emertimin politik Ballkani - fuçi baruti.



Krijesat më artificiale të këtij rajoni ishin dy:



Formimi i mbretërisë sërbo-kroato-sllovene, të quajtur më vonë Jugosllavi ishte krijesa e parë artificiale.
Dhe Shformimi i kombit shqiptar duke e pjestuar për pesë ishte krijesa e dytë artificiale e rajonit. Ndërsa shformimi i Jugosllavise ishte hapi i pare i kalimit nga artificialiteti në natyralitet.


Krijimi i 6 shteteve të përhershme dhe një shteti të përkohshem si Kosova eshte faza e parë e shndërrimit te rajonit të Ballkanit nga artificial ne natyral. Shpërbërja e dhunshme e saj që arriti kulmet në luftën ndëretnike në Bosnjë dhe në gjenocidin sërb ndaj shqiptarëve të Kosovës shpjegohet sa me karakterin ultranacionalist të shtetit sërb, aq edhe më sedrën e sëmurë politike të disa fuqive të mëdha, të cilat e patën të vështirë të pranonin se krijesa e tyre me emrin Jugosllavi ishte një dështim.


Faza e dytë eshte unifikimi i kombit shqiptar qe ka përbërë deri më sot artificialitetin e dyte madhor te rajonit. Kjo fazë tashme po përfundon aktin e parë madhor të saj që është shteti i përkohshëm shqiptar i Kosovës. Shqiperia Natyrale ka nevoje per nje Konference Nderkombetare. Por ajo nuk duhet te jete e llojit
- Rambuje,

- Koncul,

- Oher etj

te cilat vetem sa e kane arnuar kombin shqiptar. Rajoni ku kombi shqiptar luan rolin kryesor ka nevoje per riformatim, dhe jo per arnim. Prandaj, vetem nje Konference nderkombetare qe do ti afrohet problematikes se rajonit ne menyre teresore, mund ta realizoje kete. Kjo Konference duhet te jete e ngjashme per nga marrja e vendimeve me Konferencen e Londres 1913.



Cfare do te thote Shqiperi natyrale?



Shqiperi natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet, qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Prandaj ne emer te tyre dhe jetes se tyre le ta bejme ate Shqiperi Natyrale do te thote sa me pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me shume shqiptare me mentalitet europian. Prandaj ne emer te shqiptareve me mentalitet europeiste le ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale.



Fazat e formimit te Shqiperise Natyrale



Formimi i Shqiperise Natyrale duhet te kaloje neper disa faza:




Faza e pare eshte ndermarrja nga Presidenca e Republikes se Shqiperise se procedurave te bashkimit bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise. Kushtetuta nuk diskutohet, ajo eshte e detyrueshme per tu zbatuar. Ne kete, Presidenti i Shqiperise dhe ai i Kosoves bashkedrejtojne Keshillin e te Urteve me dijetare dhe eksperte te te gjitha fushave.


Faza e dyte duhet te jete krijimi i Konfederates Shqiperi - Kosove dhe e drejta e referendumit. Njekohesisht duhet te zhvillohet edhe kerkesa per federalizimin e Maqedonise - Faza e fundit duhet te jete bashkimi ne nje shtet te vetem i cili do te kete disa pakica etnike brenda teritorit te tij, ashtu sic do te kete disa pakica kombetare jashte teritorit te Shqiperise natyrale.


Ne ndihme te zbatimit te fazave te mesiperme, pas Publikimit te Platformes, do te krijohet Komiteti i Shqiperise Natyrale si shoqate demokratike me pjesmarrjen ne gjirin e tij te shqiptareve nga gjithe kombi shqiptar. Komiteti do te marre persiper, argumentet, propaganden dhe popullarizimin e Shqiperise Natyrale ne hapsiren e kombit shqiptar mbi bazen e dialogut dhe debatit demokratik. Deviza kryesore e veprimtarise se Komitetit do te jete:
Po nuk u bashkuam sot, do të sodisim shpërbërjen kombëtare nesër! Bashkimi ndërshqiptar është europeizëm siç ështe paqe dhe stabilitet rajonal.

lunedì 27 aprile 2009

Thenje te ndryshme

Ne vazhdim do sjell nje ser thenjesh te ndryshme te cilat me kan len pershtypje te madhe gjat leximit te librit te Adnan Mehmetit, i cili me pasjon te madh kishte mbledhur thenje nga te kater anet e botes per tja servirur lexuesit shqiptar ne nje vend te vetem.
Të quhesh njeri është e lehtë, të jeshë njeri është e vështirë (Afrikane)
Kush mundë të udhëheqë një grua mundë të udhëheqë edhe një popull ( Balzaku )
Gruaja është si hija: Në qoftë se vrapon pas sajë ajo largohet, në qoftë se ik prej sajë ajo vrapon pas teje.. ( Gruziane )
Gruaja qanë kur martohet, kurse burri pasi martohet ( Polake )
Ekzistojnë vetëm dy lloji të femrave: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nukë heshtin kurrë (Uajldi)
Gruaja kur bisedon me një mashkull, shikon të dytin por mendon për të tretin (Sonskrite)
Femra është mbretëresh e botës, por skllave e dëshirave (Balzaku)
Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sy të sajë një tjetër (S.Frashëri)
Kur është fjala për femrat, gjëja më e rrezikshme është se smund të jetohet me to, por as pa to (Bajroni)
Kush blen cka nuk i duhet, në fund shet edhe atë cka i duhet( Rome )
Më mirë është të luftosh dhe ta humbasësh betejën, se sa të mos luftosh asnjëherë (Hegeli)
Më mirë një armatë gomerësh me luanin në krye, se sa një armatë luanësh me gomarin në krye (Bonaparta)
Nukë është e bukur ajo cka është e bukur, por është e bukur ajo që ne na pëlqen (Italiane)
Çfarë është dashuria?? Rast i volitshëm për dhimbje të gjatë (Eminesku)
Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: Nga të gjitha të dashurosh vetëm një (Devej)
Shumë martesa janë dënime me vdekje, ekzekutimet zgjasin me vite (Strindbergu)
Gruaja është si qyteti: për ta pushtuar është shumë lehtë, për ta ruajtur është shumë vështirë (Berto)
Mosha ideale e mashkullit për martesë është rrethë moshës 90 vjecar gjegjesisht 2 minuta para vdekjes (Sinatra)
Kush dëshiron të mësojë dicka gjenë mënyrën,kush nuk dëshiron të mësojë gjen arsyen (Pikaso)
Antitezë e dashurisë nuk është e thënë të jetë përherë urrejtja? Mund të jetë një dashuri e re (Kotorbinski)
Të martohesh do të thotë t`i dyfishosh përgjegjësitë dhe të humbasish gjysmën e të drejtave (Shopenhaueri)
Të puthësh është si të pish ujë deti sa më shumë të pishë aq më shumë ndien nevojë (Firolusi)
Engjëjt e quajnë gëzim i qjellit, djajtë e quajnë vuajtje e skëterrës, njerëzit e quajnë dashuri (Hajne)
Dashuria është si supa: Lugët e para janë shumë të nxehta, të fundit shumë të ftohta (Manjani)
Dashuritë e para janë si dhëmbët e para: dalin pa dhimbje dhe ua lëshojnë vendin tjerëve (Dyma i Ri)
Dashuria është si vozitja e automobilit: starton ngadal, vozit shpejt por frenon vetëm kur është shumë vonë (Sagani)
Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdesë nga mëshira (Monteskej)
Vetëm këtë e di, se asgjë nuk di (Sokrati)

Këto ishin disa nga perlat që hasa në atë libër, për këtë arsye do ua kisha rekomanduar edhe ju ti hidhnit një sy njëherë

Shkroj: Realisti

venerdì 20 marzo 2009

Pse një Maqedoni Federative?

Para se të vazhdoj të numëroj një sërë arsyesh pse mendoj se duhet analizuar mundësia për një Maqedoni Federative dua të theksoj se janë të shumtë personat të cilët zgjidhjen e situatës së nderë në Maqedoni e shohin vetëm nëpërmjet kësaj forme të rregullim shtetëror.
Arsye e parë dhe kryesorja që më qon të mendoj por që do të duhej të qonte të mendonte shumë intelektual dhe politikan shqiptar për federalizimin e Maqedonis është fakti që federalizmi ka dëshmuar se është zgjedhja më e mirë e mundëshme për shtetet multietnike, përbërje të cilën njëlloj e ka edhe Maqedonia e cila pa i zgjidhur problemet ndëretnike nuk mundë të aderoj në strukturat ndërkombëtare dhe evropiane, dhe federalizmi është forma e cila do mundësonte një zgjidhje përfundimtare të këtyre problemeve në Maqedoni.
Arsyea tjetër që mua si shqipëtar më qon të mendoj për Maqedonin Federative është ajo se me një rregullim të tillë, respektivisht rregullimi i tillë do të paraqiste edhe mekanizmin më të mirë që të drejtat e shqiptarëve të mos reduktoheshin, tjetërsoheshin apo të hiqeshin fare dhe rregullimi i tillë përvecë kësaj do të zgjidhte edhe shumë probleme të tjera me të cilat edhe sot e kësaj dite ballafaqohen shqiptarët sic janë: përdorimi i gjuhës dhe përdorimi i simboleve kombëtare.
Sistemi federativ në maqedoni do të përmbushte aspiratën e shqiptarëve në maqedoni për barazin e plotë politiko – juridike në mesë tyre dhe maqedonëve, përmes ngritjes së Shqiptarëve në nivelin e kombit shtetëformues dhe të gjuhës shqipe në gjuhë zyrtare shtetërore përkrah kombit maqedon dhe gjuhës maqedone.
Por një Maqedoni Federative përvec të mirave politike që do sillte në jeten e popullates do te sillte edhe shume te beneficione Ekonomike sepse sistemi i ketill mundeson nje zhvillim ekonomik me te hovshem per vete faktin se pushtetet kantonale janë më afër bizneseve me afer popullit, dhe kanë mundësi ti njohin më mir situatat dhe te punojne ne zgjidhjen e tyre.
Per arsyen qe e thash me siper nje federalizim te maqedonis kane perkrahur edhe figura te shquara dhe realist te palës maqedonase si: Petar Manxhukov, Konstantin Kirkov, Dimitar Vllahov, Vanco Mihajlov , Mirjana Maleska etj.
Maqedonia federative eshte e nevojshme sepse me kete do te krijohej një stabilitet për paqen në Ballkan dhe për zhvillimin e hovshëm të ekonomis së vendit si dhe për anëtarsim të tij në Bashkimin Evropian dhe në Nato.
Dicka tjeter pse shqiptaret do duhej te kerkonin nje maqedoni federative eshte fakti qe te plotsohet parimi kush sa jep aq edhe te marri, kurse ne ditet e sotme kjo gje aspak nuk ndodh, dhe pjesa më e madhe e te ardhurave qe vilen nga shqiptaret investohen ne Maqedonin Lindore.
Por ti kethehemi edhe njeher apektit politik pse duhet nje Maqedoni Federative ateher un në këtë pik do të përmendja disa arsye:
1. Që më në Maqedoni të mos përsëritet Bitpazari, Ladorishti, Gostivari, Brodeci dhe shumë raste tjera të mohimit dhe shkeljes të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve.
2. Që shqiptarët të cilësohen ashtu siq janë në të vërtet kombi më i vjetër në ballkan dhe autokton në këto troje e jo pakic etnike apo bashkësi etnike siq konsiderohen per fatë të keqë edhe pasë marrveshjes së ohrit.
3. Që gjuha shqipe të ketë vendin e vetë në shtetin e maqedonis ashtu si e meriton si gjuhë e folur nga mbi 40 % e popullsisë, e jo ashtu si është sot me marrveshjen varfanjake të ohrit.
4. Që të mos paraqitet nevoja që shqiptarët për ti mbrojtur lirit dhe të drejtat e tyre të parapara me Konventat ndërkombëtare të kapin armët e të dalin sërisht në male, por të kenë besimin se shteti multietnik në të cilin ato do të jetojn do ti respektoj ato.
5. Për faktin se federalizmi ka dëshmuar se është zgjedhja më e mirë për shtetet multietnike
6. Që edhe Shqiptarët si Maqedonët ta ndjejnë maqedonin shtet të vetin dhe ta cilsojnë si dicka personale dhe ta mbrojnë atë nga cfardo e keqe që do i kanosej.
7. Që të arrihet një progres ekonomik dhe një inkuadrim në strukturat ndërkombëtare etj.

Arsyet pse do duhej të punohet në drejtimin e federalizimit të maqedonis janë të shumta dhe arsye që kanë një bazament të fort, arsye me të cilat do të mund të mbrohet kjo tezë përpara krejt faktorit ndërkombëtar.
Shqiptarët e Maqedonis kanë të drejt të kërkojnë dhe punojnë drejt federalizimit të Maqedonis sepse kjo është një e drejtë e cila ju njihet atyre me Katën e OKB –së: mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje deri në shkëputje.
Për të përfunduar dua të them se është obligim moral i intelektualëve shqiptar që të punojn dhe mendojn për zgjedhjen e cështjeve madhore të shqiptarëve dhe jo ti lën gjithcka në dorë politikanëve materialist që zgjidhjen e cështjes shqiptare përveq se me marrveshjen varfanjake të ohrit mundohen ta zgjedhin dhe me marrveshje personale të lidhura nëpër tavolinat e hoteleve luksoze.

Autor i shkrimit: Realisti

Perla nga Koco Danaj

Ne shkrimin e meposhtem kame zgjedhur disa nga perlat e Koco Danaj-t te cilat ai ka zgjedhur ti shkruaj ne faqen e tij personale ne facebook si mendime te tije te momentit, te cilat ka dashur ti ndaj me miqt e tij te asaj faqeje… Jane perla te verteta dhe shpresoj tju pelqejne

“Per afer 100 vjet politika shqiptare ka festuar 28 nentorin 1912 dhe ka jetuar 31 korrikun e Konferences se Londres, te vitit 1913”

“Nacionalizmi I shqiptareve I respekton kulturen, gjuhen, letersine e fqinjeve te tij, prandaj eshte Nacionalizem I Bukur, I deshirueshem dhe I pranueshem”

“Po nuk e beme sot Shqiperine Natyrale, neser do flasim per arvanitas, per arbereshe, per angleze, gjermane, amerikane me origjine shqiptare”

“Aleance edhe me djallin edhe me te birin neqoftese na ndihmon te bejme Shqiperine Natyrale”


“Shqiptaret qeverisen nga 2 presidentë, 2 kryeministra, 35 ministra. Ne Shqiperine Natyrale do qeverisen nga 1 president, 1 kryeminister dhe 14 ministra”

“Shtetet natyrale janë burime stabiliteti dhe progresi. Prandaj Shqipëria Natyrale është një nocion progresist dhe duhet përkrahur për tu realizuar”

“Kosove dhe kosovar, toske dhe Toskeri, Pollog dhe tetovar, cam dhe Cameri jane thjesht emertime gjeografike, ndersa Shqiperi dhe Shqiptar jane emertime etnike”

“Europianet me origjine shqiptare mund te jene cfardolloj etnie. Preferoj shqiptare me mentalitet europian”

“Ne enderr te madhe skemi; vec sa ka folene shqiponja; Shqiperine Natyrale; kater vilajetet tona”



shkroj: Realisti

sabato 7 marzo 2009

"Shqiperia e Bashkuar"

Fjalimi i Albin Kurtit ne tubimin me studentët e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës.

Të kaluarën e kemi të përbashkët, e ardhmja na do të bashkuar. Ne shqiptarët vetëm në të tashmen jemi të ndarë.
- E kemi historinë e përbashkët si histori e rezistencës së përbashkët, e vuajtjeve dhe arritjeve të përbashkëta, e kryengritjeve dhe luftërave të përbashkëta çlirimtare.
- I kemi karakteristikat e përbashkëta: gjuhën shqipe, kulturën, traditën, doket e zakonet, vazhdimësinë territoriale.
- E kemi të përbashkët vullnetin për bashkim:
- referendumet e shqiptarëve do të na e mësonin atë që tashmë e dimë: shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.
- E kemi interesin e përbashkët ekonomik: dyfishimin e tregut që sjell kushte më të mira për prodhim të brendshëm dhe investime nga jashtë. Aq shpesh e kemi dëgjuar të flitet për mirëqenien e shqiptarëve me ç'rast merret disi e mirëqenë qenia te kjo mirëqenie, mirëpo ne e dimë se ajo mbetet e ndarë në shtete të ndryshme dhe e parealizuar.
- E kemi edhte interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit. Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 u bënë banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse.
Përveç lidhjes së Prizrenit, projektet më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia që ishte në pushtet në ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisë në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 28 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht eksploatimi i resurseve të shqiptarëve.
Edhe sot e kësaj dite mbretëron një asimetri drastike e të drejtave: në shtetet ku shqiptarët trajtohen si pakicë, ata kanë shumë më pak të drejta sesa pakicat kombëtare në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Kjo asimetri, kjo mungesë e reciprocitetit i lë shqiptarët pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve të tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion të dinjiteteve të vetësforcuara individuale, e që më së miri shihet te krerët e ndryshëm shqiptarë të partive politike.
Në vend se të kemi politikë shtetërore për shqiptarët kemi politika partiake për Shqipërinë. Elitat politike janë të pasura përderisa kombi është i ndarë. Nuk mund të gjeni politikanë të varfër, atyre thjesht, iu konvenon kjo gjendje. Vetëcensura është aq e shprehur kur vie puna te bashkimi kombëtar saqë jo vetëm që bashkimi kombëtar është vetëcensurë por edhe vetëcensura është bashkim kombëtar. Diskutimi dhe afirmimi i bashkimit kombëtar të ndihmon të çlirohesh nga vetëcensura si e tillë. Në anën tjetër, të gjithë ne kemi dëgjuar të thuhet edhe që bashkimi kombëtar është utopi. Mirëpo, ata që thonë kështu zakonisht angazhohen në forma të ndryshme t'i pengojnë të gjitha organizimet apo individët që bëheshin qesharakë?
Rreziku që u kërcënohet shqiptarëve nuk është vetëm fizik, nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e territorit, të resurseve natyrore dhe të ngushtimit të perspektivës ekonomike. Rreziku është edhe shpirtëror: duan që Kosovën ta largojnë sa më shumë prej Shqipërisë, ta forcojnë aspektin e pavarësisë së Kosovës që konsiston në pavarësi nga Shqipëria, ta shkombëtarizojnë popullin shqiptar në Kosovë duke imponuar idenë e kombit të paqenë kosovar. Kësisoj, në Kosovë, në vend se të kemi proces të shtet-ndërtimit, kemi projekt të komb-bërjes.
Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne - Ne Shqiptarët.