martedì 16 dicembre 2008
Roberto Saviano "Mafia shqiptare me mizorja ne Bote"
Kamorra" e ka dënuar me vdekje. Pasi botoi librin e tij "Gomorra", Roberto Saviano është kthyer në një lloj heroi ombëtar të Italisë, siç e cilëson Umberto Eko. Ai ka guxuar dhe ka çjerrë maskën e një përbindëshi, mafias italiane, më të rrezikshme të momentit. Dhe, tashmë jeton nën kërcënim. I fundit kërcënim për Savianon ishte ai i 14 tetorit të këtij vitit. Ishte i shkoqur dhe i frikshëm: "Saviano, i gjallë deri në Krishtlindje".
Saviano jeton i shoqëruar nga policia, qysh nga 13 tetori 2006. Nën mbikëqyrjen e policisë ishte dhe ditën kur dha këtë intervistë ekskluzive për gazetaren Rudina Xhunga dhe emisionin e saj "Shqip", në "Top Chanel". Saviano, në këtë rrëfim del përtej "Kamorrës". Ai flet për tentakulat e saj që janë shtrirë në Shqipëri që nga koha e komunizmit e deri më tani, me ëndrra të mëdha për të ardhmen dhe pretendime në këtë territor të ri të saj. Një prej këtyre pretendimeve është Kosova, ta kthejë atë në Kolumbinë e re të Europës.
Pyetjes te Rudina Xhunges se ku qendron dallimi ne mes te Kamorres, Ndragetes dhe Cosa Nostres (tre grupacionet me te forta italiane) Saviano iu pergjigj se tashme Kamorra dhe Ndrageda perbejne dy grupet mafioze me te medha ne Evrop dhe se Cosa Nostra e ka humbur fuqin dhe rrezikshmerin e vet.
Me tutje ne pergjigjen e tij Saviano me statistika tregon se cka eshte Kamora sot ku ajo ka arritur ai tha se kamora eshte organizata më mizore, që ka vrarë më shumë se 4 mijë vetë 30 vitet e fundit. Ka vrarë më shumë se çdo organizatë tjetër terroriste evropiane, më shumë se IRA, ETA, Brigadat e Kuqe, më shumë se terrorizmi islamik në Evropë.
Kur Rudina Xhuna e pyeti per mafian shqiptare ai u pergjigj:Mafia shqiptare ekziston shumë fuqishëm, dhe për mendimin tim, është një nga mafiet e panjohura më mizore në botë. Është më pak e njohur, se bën më pak gjëra. Organet gjyqësore, policia financiare, karabinierët, antidroga, antimafia, kanë shumë dokumente për praninë e mafies shqiptare në Itali. Duhet bërë një dallim i madh mes mafies shqiptare, kosovare, mafies shqiptare të Shqipërisë dhe mafies shqiptare të Maqedonisë.
Me pas Rudina i shtron nje ser pyetjesh mbi mafin shqiptare dhe per kete qellim pjesen ne vazhdim do sjell ashtu si eshte zhvilluar intervista.
Nuk bashkëpunojnë? (fjala eshte per bashkpunimin ne mes grupeve mafioze shqiptare)
Bashkëpunojnë, por s'është e njëjta gjë. Dhe, kanë lidhje shumë të forta me organizata kriminale shqiptare në Nju Jork. Mafia shqiptare që njoh më mirë është ajo që kishte lidhje në territorin tim. Klani i Kazalezëve, një klan shumë i fuqishëm, ka qenë klani i parë i një organizate mafioze italiane që i ka hapur dyert një të huaji. Të huajt e parë që kanë hyrë në organizatë kanë qenë shqiptarët, sepse kanë një strukturë sociale dhe familjare shumë të ngjashme me atë italiane. Zbatojnë, në një farë mënyre, kanunin, që jep shumë siguri, sepse rregullat janë të qarta, të shkruara. Të gjithë mund t'i mësojnë dhe t'i respektojnë. Respektohen shumë "kapot e maleve", që zbatojnë me përpikëri kanunin. Mbi të gjitha, janë organizata që kanë ardhur në vitet '90. Ka qenë një bos shqiptar që i dhanë një zonë të tërë, quhej....
Çfarë është ky?
Një bos, të cilit Kazalezët i dhanë një territor të tërë. S'kishte ndodhur kurrë në historinë e kriminalitetit italian që një i huaj të drejtonte aktivitetin kriminal të një territori.
Çfarë ishte ky njeri? Me çfarë merrej?
Me gjithçka. Zhvatje, drogë, por mbi të gjitha, çimento. Firmat e ndërtimit që ndërtojnë dhe rikonstruktojnë. Mafia shqiptare në këtë territor jo vetëm është shumë e fuqishme, por para disa muajsh pati dhe të vdekur. Dy shqiptarë të implikuar u vranë, sepse s'kishin paguar atë që duhej të paguanin për përqindjen e trafikut të drogës që drejtonin.
Këtë mendoj gjithmonë kur dëgjoj për shqiptarët që vriten. Shqiptarët këtu janë shpërndarës droge, që marrin shumë pak para, hiçgjë. S'është kështu?
Mendoj se ka qenë kështu, por sot, mafia shqiptare dhe shpërndarësit shqiptarë të drogës, kanë bërë karrierë. Sot, djemtë që shpërndajnë drogë në rrugë janë më shumë afrikanë, nigerianë, rumunë. Të gjitha ato organizata që janë të dobëta. Mafia shqiptare ka familje të fuqishme që lejojnë keqbërësit italianë dhe shqiptarë të jetojnë të qetë në Shqipëri. Shqiptarët që kryejnë krime në Itali dhe jetojnë qetësisht në Shqipëri, në Itali janë kriminelë, sepse familjet arrijnë të korruptojnë gjykatësit shqiptarë, të paktën një pjesë të tyre. Mafiozët shqiptarë dhe kamorristët janë e njëjta gjë. Bëjnë dhe martesa mes tyre.
Martohen me njëri-tjetrin?
Një bos i mafies në Domiciana, në zonën bregdetare, u martua me një shqiptare. Shqiptare nga fshati. Është diçka shumë e papritur, sepse bosët e mafies, femrat nga Lindja i mbajnë si dashnore, por nuk martohen kurrë me to, sepse martesa është gjithmonë një marrëveshje ekonomike. Sot kjo gjë po ndryshon. Kjo ka qenë e kaluara. Në të shkuarën, femrat nga Lindja; polake, rumune, edhe shqiptare, konsideroheshin si dashnore perfekte, që toleroheshin dhe nga gratë. Nëse një bos kishte një dashnore italiane, përbënte problem. Kurse, një dashnore nga Lindja tolerohej.
Si ka mundësi që dini kaq shumë gjëra për mafien shqiptare?
I kam parë gjithmonë. Bullgarët, për shembull, i kam parë më pak, që janë një mafie më e pranishme në Itali.
Çfarë bën mafia shqiptare?
Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion. Ai ka qenë një nga elementët e parë. Punonin prostitutat shqiptare, por edhe ato sllave. Polaket, rumunet, nga republika çeke. Pastaj eci përpara. Nga trafiku i drogës, tani ka kaluar te çimento. Kështu, dhe ata u futën në biznesin e madh.
Kur ka filluar kjo lidhje?
Që në fund të viteve '80. Në fund të viteve '80 është parë prania e shqiptarëve në Itali, por ka nisur që në vitet '70, me kontrabandën. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende në dorë të organizatave kriminale.
Bëhet fjalë për një periudhë kur në Shqipëri ishte diktaturë...
Po.
Edhe në atë kohë ka pasur mafie?
Po. Sigurisht. Si në Shqipëri, ashtu dhe në Republikën e ish-Jugosllavisë kanë qenë personazhe të blerë nga organizatat kriminale.
Kush?
Drejtues komunistë qe paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parë që investoi në Rumaninë e pas Çausheskut quhej "Albanova Eserel". Albanova është emri i vjetër i Kazal Del Prinçipe, kryeqytetit të "Kamorrës". Kjo firmë kishte marrëveshje të bëra para rrëzimit të murit, me të gjithë drejtuesit komunistë, që s'merrnin më paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit të Zi, paguheshin nga Sakra Korona Unita, për kontrabandë cigaresh. Kur u rrëzua komunizmi, të parët që shkelën në këto vende ishin organizatat kriminale, që më pas ndihmuan dhe sipërmarrësit e ndershëm të huaj të shkonin aty. Nëse një napolitan ose milanez shkon në Shqipëri të investojë, ka një mijë probleme me burokracinë. Nëse shkon nëpërmjet organizatës kriminale italiane, gjithçka është e zgjidhur. Ata dinë me kë të flasin për të marrë autorizime, rroga të qeta. Kjo është magjia e organizatave kriminale, që funksionojnë si motor ekonomik.
Kuptoj çfarë bëjnë shqiptarët në Itali. Po mafiozët e "Kamorrës", çfarë bëjnë në Shqipëri?
Investojnë në çfarëdolloj ndërmarrjeje. Për shembull: në metalurgji, në ndërtimin e makinave, që s'janë më në Itali, rroba, këpucë dhe investojnë në hoteleri. Në ish-vendet komuniste nuk ka traditë të turizmit, ka humbur. Ata vijnë dhe bëjnë turizëm.
Bëhet fjalë për po ata njerëz të viteve '80, apo për njerëz të tjerë?
Ka dhe njerëz të tjerë. Tani kriminelët e rinj po investojnë shumë në Evropën Lindore.
Keni dokumente për të shkruar një libër të ri për mafien shqiptare?
E shoh me kureshtje të madhe mafien shqiptare, sepse ka një ëndërr të madhe tek mafiozët e mëdhenj shqiptarë. Ta bëjnë Kosovën Kolumbinë e re të Evropës. Të mbjellin kokainë transgjenike, që të rritet në temperatura të ndryshme nga ato të Amerikës së Jugut. Të mbjellin kokainën transgjenike në Kosovë dhe të lejojnë mafien shqiptare të ketë monopolin e kokainës. Sot nuk mund të bëhet, sepse kokaina transgjenike, që tashmë ekziston në Kosovë, është shumë e kushtueshme. Prandaj, nuk ka leverdi. Është më e leverdishme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por, pas njëzet vjetësh, Kosova do të jetë padyshim Kolumbia e re.
Do të jetë vërtetë?
Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë mendojnë se do të ndodhë kështu.
Po politikanët, çfarë bëjnë ndërkohë? A kanë nevojë politikanët për mafien? Apo është mafia ajo që ka nevojë për politikën?
Unë mendoj se është politika ajo që ka nevojë për mafien. Në të shkuarën nuk ka qenë kështu, kurse sot është. Pse? Sepse organizatat mafioze janë sipërmarrje. Është njësoj sikur një vend të hiqte dorë nga BMW-ja, Microsofti. Faturimi në Itali i tre mafieve, sipas prokurorisë kombëtare antimafia, është 100 miliardë euro në vit. Sipërmarrja më e madhe italiane. Si mund të heqësh dorë nga një shifër e tillë?
Ata janë të armatosur. Ti ke vetëm fjalët. Por, ata kanë frikë nga ti. Mund të kihet frikë nga fjalët?
Vetëm nëse dëgjohen. Unë ekzistoj për sa kohë më dëgjojnë. Kur të reshtin së më dëgjuari, nuk do të ekzistoj më.
Atëherë, uroj që të shkruani dhe që t'ju dëgjojnë.
Faleminderit.
Kjo ishte intervista qe gazetarja me e madhe shqiptare per momentin Rudina Xhunga zhvilloj me njeriun i cili me guximin e vet i tejkaloj te gjithe dhe ngriti zerin per ate cka po bente ne te vertet Kamora pati guximin qe ju mungoj me qindra prokurorve italian, pati guximin te nxjerr ne shesh figuren e vertet te ktyre maqinerive mizore per te kontribuar sado pak ne luftimin e tyre nga e gjithe shoqeria.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Ka qenë e mrekullueshme të dihet se ka dikush atje që di të bjerë poshtë dhe të ngrihet përsëri. Ne gjithmonë qëndrojmë të përulur dhe nuk dorëzohemi kurrë, dhe për ndihmën e Z. Benjamin lee për të më marrë Kredi nga firma e tij për të zgjeruar biznesin tim, në një moment të rëndësishëm. Mbështetja që kam marrë nga firma e tij e kredisë ishte mjaft e sinqertë dhe një normë interesante e ulët në këmbim, Z. Benjamin Lee është një oficer kredie që punon me një grup investitorësh të cilët janë të gatshëm të financojnë çdo lloj biznesi ose të japin hua për përdorim personal për sa kohë që shlyerja e tyre është e garantuar.
RispondiEliminaJu mund të kontaktoni me emailin e tyre në 247officedept@gmail.com Ose Whatsapp Mr lee në + 1-989-394-3740
Solo Titanium Razor - The Most Reliable Combination Of
RispondiEliminaSoloTiNAR razor. 5 titanium security inches. Rating 4.5 · titanium money clip 5 reviews titanium blue · apple watch stainless steel vs titanium $9.95 · Out of ceramic vs titanium curling iron stock