martedì 16 dicembre 2008

Roberto Saviano "Mafia shqiptare me mizorja ne Bote"


Kamorra" e ka dënuar me vdekje. Pasi botoi librin e tij "Gomorra", Roberto Saviano është kthyer në një lloj heroi ombëtar të Italisë, siç e cilëson Umberto Eko. Ai ka guxuar dhe ka çjerrë maskën e një përbindëshi, mafias italiane, më të rrezikshme të momentit. Dhe, tashmë jeton nën kërcënim. I fundit kërcënim për Savianon ishte ai i 14 tetorit të këtij vitit. Ishte i shkoqur dhe i frikshëm: "Saviano, i gjallë deri në Krishtlindje".
Saviano jeton i shoqëruar nga policia, qysh nga 13 tetori 2006. Nën mbikëqyrjen e policisë ishte dhe ditën kur dha këtë intervistë ekskluzive për gazetaren Rudina Xhunga dhe emisionin e saj "Shqip", në "Top Chanel". Saviano, në këtë rrëfim del përtej "Kamorrës". Ai flet për tentakulat e saj që janë shtrirë në Shqipëri që nga koha e komunizmit e deri më tani, me ëndrra të mëdha për të ardhmen dhe pretendime në këtë territor të ri të saj. Një prej këtyre pretendimeve është Kosova, ta kthejë atë në Kolumbinë e re të Europës.
Pyetjes te Rudina Xhunges se ku qendron dallimi ne mes te Kamorres, Ndragetes dhe Cosa Nostres (tre grupacionet me te forta italiane) Saviano iu pergjigj se tashme Kamorra dhe Ndrageda perbejne dy grupet mafioze me te medha ne Evrop dhe se Cosa Nostra e ka humbur fuqin dhe rrezikshmerin e vet.
Me tutje ne pergjigjen e tij Saviano me statistika tregon se cka eshte Kamora sot ku ajo ka arritur ai tha se kamora eshte organizata më mizore, që ka vrarë më shumë se 4 mijë vetë 30 vitet e fundit. Ka vrarë më shumë se çdo organizatë tjetër terroriste evropiane, më shumë se IRA, ETA, Brigadat e Kuqe, më shumë se terrorizmi islamik në Evropë.
Kur Rudina Xhuna e pyeti per mafian shqiptare ai u pergjigj:Mafia shqiptare ekziston shumë fuqishëm, dhe për mendimin tim, është një nga mafiet e panjohura më mizore në botë. Është më pak e njohur, se bën më pak gjëra. Organet gjyqësore, policia financiare, karabinierët, antidroga, antimafia, kanë shumë dokumente për praninë e mafies shqiptare në Itali. Duhet bërë një dallim i madh mes mafies shqiptare, kosovare, mafies shqiptare të Shqipërisë dhe mafies shqiptare të Maqedonisë.
Me pas Rudina i shtron nje ser pyetjesh mbi mafin shqiptare dhe per kete qellim pjesen ne vazhdim do sjell ashtu si eshte zhvilluar intervista.
Nuk bashkëpunojnë? (fjala eshte per bashkpunimin ne mes grupeve mafioze shqiptare)
Bashkëpunojnë, por s'është e njëjta gjë. Dhe, kanë lidhje shumë të forta me organizata kriminale shqiptare në Nju Jork. Mafia shqiptare që njoh më mirë është ajo që kishte lidhje në territorin tim. Klani i Kazalezëve, një klan shumë i fuqishëm, ka qenë klani i parë i një organizate mafioze italiane që i ka hapur dyert një të huaji. Të huajt e parë që kanë hyrë në organizatë kanë qenë shqiptarët, sepse kanë një strukturë sociale dhe familjare shumë të ngjashme me atë italiane. Zbatojnë, në një farë mënyre, kanunin, që jep shumë siguri, sepse rregullat janë të qarta, të shkruara. Të gjithë mund t'i mësojnë dhe t'i respektojnë. Respektohen shumë "kapot e maleve", që zbatojnë me përpikëri kanunin. Mbi të gjitha, janë organizata që kanë ardhur në vitet '90. Ka qenë një bos shqiptar që i dhanë një zonë të tërë, quhej....
Çfarë është ky?
Një bos, të cilit Kazalezët i dhanë një territor të tërë. S'kishte ndodhur kurrë në historinë e kriminalitetit italian që një i huaj të drejtonte aktivitetin kriminal të një territori.
Çfarë ishte ky njeri? Me çfarë merrej?
Me gjithçka. Zhvatje, drogë, por mbi të gjitha, çimento. Firmat e ndërtimit që ndërtojnë dhe rikonstruktojnë. Mafia shqiptare në këtë territor jo vetëm është shumë e fuqishme, por para disa muajsh pati dhe të vdekur. Dy shqiptarë të implikuar u vranë, sepse s'kishin paguar atë që duhej të paguanin për përqindjen e trafikut të drogës që drejtonin.
Këtë mendoj gjithmonë kur dëgjoj për shqiptarët që vriten. Shqiptarët këtu janë shpërndarës droge, që marrin shumë pak para, hiçgjë. S'është kështu?
Mendoj se ka qenë kështu, por sot, mafia shqiptare dhe shpërndarësit shqiptarë të drogës, kanë bërë karrierë. Sot, djemtë që shpërndajnë drogë në rrugë janë më shumë afrikanë, nigerianë, rumunë. Të gjitha ato organizata që janë të dobëta. Mafia shqiptare ka familje të fuqishme që lejojnë keqbërësit italianë dhe shqiptarë të jetojnë të qetë në Shqipëri. Shqiptarët që kryejnë krime në Itali dhe jetojnë qetësisht në Shqipëri, në Itali janë kriminelë, sepse familjet arrijnë të korruptojnë gjykatësit shqiptarë, të paktën një pjesë të tyre. Mafiozët shqiptarë dhe kamorristët janë e njëjta gjë. Bëjnë dhe martesa mes tyre.
Martohen me njëri-tjetrin?
Një bos i mafies në Domiciana, në zonën bregdetare, u martua me një shqiptare. Shqiptare nga fshati. Është diçka shumë e papritur, sepse bosët e mafies, femrat nga Lindja i mbajnë si dashnore, por nuk martohen kurrë me to, sepse martesa është gjithmonë një marrëveshje ekonomike. Sot kjo gjë po ndryshon. Kjo ka qenë e kaluara. Në të shkuarën, femrat nga Lindja; polake, rumune, edhe shqiptare, konsideroheshin si dashnore perfekte, që toleroheshin dhe nga gratë. Nëse një bos kishte një dashnore italiane, përbënte problem. Kurse, një dashnore nga Lindja tolerohej.
Si ka mundësi që dini kaq shumë gjëra për mafien shqiptare?
I kam parë gjithmonë. Bullgarët, për shembull, i kam parë më pak, që janë një mafie më e pranishme në Itali.
Çfarë bën mafia shqiptare?
Mafia shqiptare ka filluar me prostitucion. Ai ka qenë një nga elementët e parë. Punonin prostitutat shqiptare, por edhe ato sllave. Polaket, rumunet, nga republika çeke. Pastaj eci përpara. Nga trafiku i drogës, tani ka kaluar te çimento. Kështu, dhe ata u futën në biznesin e madh.
Kur ka filluar kjo lidhje?
Që në fund të viteve '80. Në fund të viteve '80 është parë prania e shqiptarëve në Itali, por ka nisur që në vitet '70, me kontrabandën. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende në dorë të organizatave kriminale.
Bëhet fjalë për një periudhë kur në Shqipëri ishte diktaturë...
Po.
Edhe në atë kohë ka pasur mafie?
Po. Sigurisht. Si në Shqipëri, ashtu dhe në Republikën e ish-Jugosllavisë kanë qenë personazhe të blerë nga organizatat kriminale.
Kush?
Drejtues komunistë qe paguheshin nga organizatat kriminale. Firma e parë që investoi në Rumaninë e pas Çausheskut quhej "Albanova Eserel". Albanova është emri i vjetër i Kazal Del Prinçipe, kryeqytetit të "Kamorrës". Kjo firmë kishte marrëveshje të bëra para rrëzimit të murit, me të gjithë drejtuesit komunistë, që s'merrnin më paga nga shteti, por ua jepnin ata. Edhe policia bregdetare shqiptare dhe e Malit të Zi, paguheshin nga Sakra Korona Unita, për kontrabandë cigaresh. Kur u rrëzua komunizmi, të parët që shkelën në këto vende ishin organizatat kriminale, që më pas ndihmuan dhe sipërmarrësit e ndershëm të huaj të shkonin aty. Nëse një napolitan ose milanez shkon në Shqipëri të investojë, ka një mijë probleme me burokracinë. Nëse shkon nëpërmjet organizatës kriminale italiane, gjithçka është e zgjidhur. Ata dinë me kë të flasin për të marrë autorizime, rroga të qeta. Kjo është magjia e organizatave kriminale, që funksionojnë si motor ekonomik.
Kuptoj çfarë bëjnë shqiptarët në Itali. Po mafiozët e "Kamorrës", çfarë bëjnë në Shqipëri?
Investojnë në çfarëdolloj ndërmarrjeje. Për shembull: në metalurgji, në ndërtimin e makinave, që s'janë më në Itali, rroba, këpucë dhe investojnë në hoteleri. Në ish-vendet komuniste nuk ka traditë të turizmit, ka humbur. Ata vijnë dhe bëjnë turizëm.
Bëhet fjalë për po ata njerëz të viteve '80, apo për njerëz të tjerë?
Ka dhe njerëz të tjerë. Tani kriminelët e rinj po investojnë shumë në Evropën Lindore.
Keni dokumente për të shkruar një libër të ri për mafien shqiptare?
E shoh me kureshtje të madhe mafien shqiptare, sepse ka një ëndërr të madhe tek mafiozët e mëdhenj shqiptarë. Ta bëjnë Kosovën Kolumbinë e re të Evropës. Të mbjellin kokainë transgjenike, që të rritet në temperatura të ndryshme nga ato të Amerikës së Jugut. Të mbjellin kokainën transgjenike në Kosovë dhe të lejojnë mafien shqiptare të ketë monopolin e kokainës. Sot nuk mund të bëhet, sepse kokaina transgjenike, që tashmë ekziston në Kosovë, është shumë e kushtueshme. Prandaj, nuk ka leverdi. Është më e leverdishme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por, pas njëzet vjetësh, Kosova do të jetë padyshim Kolumbia e re.
Do të jetë vërtetë?
Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë mendojnë se do të ndodhë kështu.
Po politikanët, çfarë bëjnë ndërkohë? A kanë nevojë politikanët për mafien? Apo është mafia ajo që ka nevojë për politikën?
Unë mendoj se është politika ajo që ka nevojë për mafien. Në të shkuarën nuk ka qenë kështu, kurse sot është. Pse? Sepse organizatat mafioze janë sipërmarrje. Është njësoj sikur një vend të hiqte dorë nga BMW-ja, Microsofti. Faturimi në Itali i tre mafieve, sipas prokurorisë kombëtare antimafia, është 100 miliardë euro në vit. Sipërmarrja më e madhe italiane. Si mund të heqësh dorë nga një shifër e tillë?
Ata janë të armatosur. Ti ke vetëm fjalët. Por, ata kanë frikë nga ti. Mund të kihet frikë nga fjalët?
Vetëm nëse dëgjohen. Unë ekzistoj për sa kohë më dëgjojnë. Kur të reshtin së më dëgjuari, nuk do të ekzistoj më.
Atëherë, uroj që të shkruani dhe që t'ju dëgjojnë.
Faleminderit.
Kjo ishte intervista qe gazetarja me e madhe shqiptare per momentin Rudina Xhunga zhvilloj me njeriun i cili me guximin e vet i tejkaloj te gjithe dhe ngriti zerin per ate cka po bente ne te vertet Kamora pati guximin qe ju mungoj me qindra prokurorve italian, pati guximin te nxjerr ne shesh figuren e vertet te ktyre maqinerive mizore per te kontribuar sado pak ne luftimin e tyre nga e gjithe shoqeria.

sabato 6 dicembre 2008

Shqipëria jonë

SHQIPERIA

"Memedhe quhet toka ku te iken per lesh koka,
ku kam pasur meme e ate ku te grijne fajdet parate,
ku gjen gjithcka por s'ka pare ku s'ka drita por pishtare,
ku te mbyt pluhri e tallashi ku kercet perdite kallashi,
ku ka plehra togje-togje dhe qindra parti qe thone vec lloqe.
Memedhe eshte kjo cope toke qe te ben me dhimbje koke,
ku ligjin e ben kontabanda dhe te gjithe punojne me banda,
ku po shiten me dollare varret e gjysherve tane,
ku ka rruge e trotuar jo per njerez por per gomar,
ku shurren e ben ne breke se s'te le jevgu pa leke.
Memedhe quhet toka ku askush shqip s'kuptoka,
ku bejne cmos shesin dhe dhembet vec te ikin nga syte kembet,
ku nje "MISS" prish virgjerine vec te nderroje nenshtetsine.
Memedhe quhet ky vend qe ka deputet pa mend
qe perleshen e bertasin dhe se dine as vete se c`flasin,
ku thuhet se ka ligje edhe rend por jane formale e jo me gjithe mend.

Realitete Shqipërie

Ku jetojne aq te gezuar, me xhepat bosh, deren e blinduar…
Ku ka vlere me shume gomari, se shkencetari apo shkrimtari…
Ku s'ka ''rend'', ''paqe'', e ''qetesi'' dhe ujku per ujkun eshte njeri…
Ku s'punojne kombinatet, por hajdutet ngrejne pallatet…
Ku e vrasin deputetin, dhe s'e pyesin presidentin…
Ku qeverite punojne me banda, dhe i mban gjalle vec kontrabanda…
Ku te hedhin vetem balte dhe ku fajdet ti ngrijne parate…
Ku ka baker, krom dhe ar por s'ka uje per tu lare…
Ku i veshin ne koke corapet dhe kallashi i lan hesapet…
Ku pa djerse fitohet leku hedhin valle serbi e greku…
Ku spiuni ben transparentin, dhe vampiret perbejne parlamentin…
Ku qeverite bejne Nastradinin, dhe injorantet ta pengojne shikimin…
Ku vishet gjithe populli ''me trim'' i botes me rroba te vdekurish te gjithe europes…


Autori: i panjohur

28 Nëntori dita e Flamurit


Nentori muaji I festave,muaji I fitoreve te kombit shqiptar,muaj I kthesave te medha per gjuhen dhe kombin shqiptar qe cdo her ka qen pre i politikave te felliqura te shum fuqive te medha, prandaj ne kete dite duhet te jemi te gjith te gezuar e me gaz e hare te festojme kete date te bekuar kete date te mbare per gjithe kombin shqiptar.
28 Nentori dita e flamurit, dit e shejnt per shqiptaret qe me kete gjest I dhan fund sundimit 500 vjecar te barbarve turq dhe I thyen e I varrosen thell shpresat e fqinjve te shqiperis per te ndar shqiperin copa-copa.
Flamuri, kombi dy shtylla te pa mposhtura te identitetit historik, dy shtyllat qe per shqiptaret kane qene dhe jane te shejnta e me te shenjta se vet zoti, se per shqiptaret e vertet nuk ka kisha, nuk ka xhamia, nuk ka fe tjeter sepse feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
Nentori I 1912 solli pavarsin e shtetit shqiptar dhe kjo ishte dicka e bukur dhe e mir per shqiptaret, por per fatin e keq te shqiptarve, per shkak te hileve te fuqive te medha ne Londer nji vit me pas u coptuan perfundimisht trojet e nenes shqiperi,e u ndan vllau me vllan.
Dhe pak dit ne do festojm 28 Nentorin, diten e shpalljes se pavarsis se kombit tone,diten e krijimit te shtetit te pare te pavarur shqiptar, por ne kete dite zemrat e shqiptarve rrahin dhe shpresojn per nentorin e vonshem,rrahin dhe shpresojn per 10 dhjetorin, shpresojn dhe mendojn per nje gje te gjithe pa medyshje dhe te gjith prej thellesis se zemres urojn Pavarsin e Kosoves dhe marrjen fund te kesaj epopeje te gjat e te vuajtshme per shqiptaret e kosoves e per gjith shqiptaret ne pergjithesi.
Dita e flamurit nuk eshte thjesht nje fest si gjithe te tjerat, por edhe nje amanet , nje betim per te qen gjithmone te mbrojtur me idealin kombetare, qe shqiptaria dhe shqiptaret te ndihen te lir, krenar dhe Zot ne Trojet e veta.
Ne kete nentor do festojm diten e flamurit, por syt ton do jen kah kosova, por shqiptaret nuk duhet te ndalen aty sepse shqiptaria nje komb me 8 milion nuk mund te ket pergjithmon nje shtet vetem me 3.5 milion, se smund te vazhdoj qe ne shqiptaret e maqedonis te jemi gjithmon te diskriminuar,te shtypur e pa te drejt te festojm kete dit, se smund te vazhdoj me Çami te rrij e te flas me forc Greqisht, se smund te vazhdoj Ulqinasi te rrij akoma nen te tjere, se smund te rrije Presheva Metvegja e Bujanovci akoma nen Serbi, por edhe vet kosova smund te rrij me e ndare nga nena shqiperi, sepse prej Tivari ne Prevez, e prej Presheve deri ne Vlor I then nje dhe ka veq nje emer te shenjte Shqiperi.
Por le te festojm sot kete fest duke shpresuar qe e nesermia do te sjell dite me te mira per shqiptaret kudo qe jane, prandaj le ti gezohemi sot kesaj dite dhe le te kujtojm Skenderbeun, Ismail Qemalin dhe te gjith ne nje ze te bertasim: “ Lavdi herojve te kombit shqiptar”.

Shkruar nga: Realisti

22 Nëntori dita e Alfabetit

Nentori muaji I festave,muaji I fitoreve te kombit shiptar,pre i politikave te felliqura te shum fuqive te medha.

Ishte nentori i motit 1908 qe beri nje kthese per shqiptaret dhe gjuhen shqipe,solli nje fitore te madhe per kete popull,fitore qe mposhti politiken perqarese otomane.

Nentori solli kongresin e Manastirit,kongres nga i cili doli alfabeti unikal shqiptar,akt ky i cili i dha fund nje paradoksi te madh qe egzistonte mbi shekuj mbi kombin shiptar dhe gjuhen e tij.

Shiptaret,ky komb kaq fisnik,nje nder kombet me te vjetra qe jeton qe me diellin ne keto troje por fatkeqsisht me nje gjuhe te paster shqipe me nje alfabet te paster shqip per se tepermi te vonshem,por anise se populli thot:” me mir von se kurr”.

Per te mos egzistuar ajo "kurr" fjalen e vet e tha kongresi i manastirit ku njezeri u soll dhe u perpilua alfabeti i par shqip i bazuar mbi shkronja latine por qe ne shqip kane nje tingull unikal,kjo u be qe kurr me shqiptari mos te shkruaj poezi shqipe me alfabetin Grek,qe kurr me shqiptari mos te shkruaj historin shqiptare ne Turqisht, e perfundimisht shiptari te shkruaj e te kendoj gjuhen shqipe vetem shqip.

Prandaj sot te gjith ne qe kemi e qe flasim nje gjuhe kaq te paster shqipe duhet te dijm se eshte merite e atij kongresi dhe delegateve te tij,dhe per ate te gjith se bashku ne nje ze duet te bertasim :Lavdi martireve te Çeshtjes dhe gjuhes shqipe.

Shkruar nga: Realisti